Një tjetër aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur brenda 24 orëve në Prizren.
Aksidenti ku të përfshirë ishin një automjet dhe një biçikletë, ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:50 në fshatin Korishë.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në njëri nga fëmijët që ishte në biçikletë ka ndërruar jetë sot në QKUK.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit.
Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Policia njofton se njëri nga fëmijët ishte hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit, kurse tjetri ishte sjellë në QKUK.
“Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së.
Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi”, ka njoftuar policia.