Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Qungur të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një katërçiklete.
Në këtë aksident policia konfirmoi se ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër. Ai është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës.
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Qungur të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.
Ndërkohë, siç raporton gazeta Sinjali, viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.