Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për familjen Kadaj nga fshati Lubozhdë e Istogut ku më i dashuri i tyre, Shabani u gjet pa shenja jete në pyll.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, teksa tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Ky rast i dhimbshëm ndodhi të shtunën, pasi i ndjeri kishte shkuar në pyll për të prerë dru dhe më pas është gjetur i vdekur.
Trupi i të ndjerit fillimisht është dërguar në spital dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Për rastin, siç mëson Sinjali është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shteti, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët.
“Ka ndërruar jetë vëllau, shoku jonë, Shaban (Xhafer) Kadaj! (06.03.1985 – 28.10.2023) Varrimi i të ndjerit behët sot me datën 29.10.2023 në varrezat e fshatit Cerrcë nè ora 16.00. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Lubozhdë. Ngushëllime familjes Kadaj si dhe mbarë fare fisit!”, thuhet në njoftimin mortor.