Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan,
ku një 20-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj në lagjen “5 Maji”.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja H. W., 20 vjeçe,
e lindur në një shtet të Azisë Jugore, dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Autoritetet kanë kryer veprimet e para procedurale,
ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për hetime të mëtejshme.





