Hilsn

Tragjike në vend! Humb jetën një person në palestër, ja cfarë dyshohet!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një palestër në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën një shtetas italian gjatë ushtrimeve fizike.

Sipas njoftimit të policisë, ka ndërruar jetë shtetasi F. C., 65 vjeç, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral.

Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 30.10.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali.”, njofton policia.

×