Hilsn

Tragjike në vend! Humb jetën pacienti, shkak neglizhenca e mjekes? (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një pacient 63-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën për shkak të neglizhencës mjekësore.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet ndaj mjekes 56-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori,

ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 56 vjeçe,

banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025,

ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

×