Hilsn

Trishtim dhe humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Media shqiptare të zi!
Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të shtune në mënyrë të papritur. Lajmi ka tronditur opinionin publik, miq dhe të afërm të tij.

Artur Zheji, me një karrierë të gjatë në botën e medias, ndodhej me pushime në qytetin e Sarandës me familjen e tij në momentin që pësoi arrest kardiak. Sipas raportimeve, menjëherë ai u dërgua në spital por pa shenja jete.

Artur Zheji, përveçse gazetar dhe publicist i njohur, autor i disa botimeve, ka mbajtur edhe funksione drejtuese në disa media në Shqipëri.

Veprimtaria e gjatë e Zhejit përfshin analiza politike, editoriale, drejtimin e disa programeve televizive ndërsa që prej vitit 2017 ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

×