Tr*nditet Shkodra! Vr*tet 20 vjecari në oborr të shtëpisë, xhaxhai i tij e gje të p*jetë…ja cfarë raportohet

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër

 

ku një i ri 20-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Ekspertiza ka zbuluar se i riu është qëlluar me një plumb në gjoks nga një pistoletë, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të shërbejë për analizat balistike dhe identifikimin e armës së krimit.

Burime për media kanë bërë me dije se 20-vjeçari Pavlin Preka jetonte i vetëm në banesën dy katëshe në fshatin “Guci e Re” të Shkodrës, ndërsa prindërit e tij ishin të divorcuar.

Pavlin Preka është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë nga xhaxhai i tij. Vijonë të mbeten ende një mister rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të situatës.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

×