Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjakovë, ku një foshnjë ka humbur jetën gjatë lindjes.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 6 korrik, rreth orës 12:30.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, menjëherë pas raportimit në vendngjarje janë angazhuar ekipet hetimore dhe është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetimet janë në vijim dhe rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente për të sqaruar të gjitha rrethanat.