Hilsn

Tronditëse! Goditi mësuesen me th*kë, policia i merr jetën 18 vjecarit nga Kosova

Një sulm i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një kolegj profesional në Essen të Gjermanisë, ku një 18-vjeçar nga Kosova dyshohet se plagosi me thikë mësuesen e tij.

Sipas “Bild”, mësuesja mori një plagë në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa persona të tjerë u trajtuan për gjendje shoku. Sulmi ndodhi rreth orës 09:30, kur i riu iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë, përpara se të largohej nga shkolla.

Rreth orës 11:00, ai u lokalizua nga policia në një park tre kilometra larg. Gjatë tentativës për t’u kapur, studenti u përplas me forcat speciale duke u vërsulur me thikë në dorë, çka detyroi policinë të përdorte armët e zjarrit, duke e lënë të vdekur në vend.

Autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa mediat vendase raportojnë se i riu dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova.

×