Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë nga ku mësohet se rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.


Sipas policisë, e mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.
E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.