Tronditese në Tiranë, partneri xheloz m*sakron me th*kë bashkëjetuesen! (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij.

Rasti në fjalë ka ndodhur në një apartament në rrugën “Besim Alla” në Yzmerisht. Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e ngjarjes Fatlind Cili, 41 vjeç, i cili ka plagosur me thikë partneren e tij me të cilën bashkëjetonte.

Referuar burime për media, plagosja ka ndodhur pas një konflikti të nisur për motive xhelozie.

Sakaq, e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

×