Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Tronditëse në Tiranë/ Përfshihet nga flakët kabina elektrike, ndërron jetë një person

January 18, 20254 Mins Read Të Fundit

Një person ka ndërruar jetë rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës” në Tiranë pasi kabina elektrike është përfshirë nga flakët.

 

Dyshohet se viktima po flinte aty në momentin që kabina ka marrë flakë.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij”, sipas policisë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A.L, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar kokainë dhe një armë të ftohtë;

-A.O, 41 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I.K, 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” pasi dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit G.M. Gjatë kontrollit të mjetit shtetasit I.K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan monopatinën e vjedhur e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-G. Q, 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një të mitur 13 vjeçar, kanë vjedhur materiale të ndryshme pune. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së një transformatori në tokën e shtetasit B. A.

-A.K, 51 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

-E.K, 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D, 21 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.5, arrestuan në flagrancë shtetasin B.T, 30 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S.B, 39 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, shërbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë (përforcues grushti). Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Xh.M, 29 vjeç, S.M, 25 vjeç dhe F.M, 26, pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

-S.D, 19 vjeç, për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën një armë të ftohtë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit I.B, 31 vjeç, A.A, 43 vjeç,V.Rr, 45 vjeç dhe J.D, 37 vjeç,për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur:

Po nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit N.Sh, 57 vjeç, për veprat penale “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për kryerjen e testit të alkoolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

-Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

-Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

kabina elektrike te fundit tirane
Previous ArticleNatë e errët! Aksidenti tragjik në vend i merr jetën shoferit, ja si ndodhi ngjarja e rëndë!
Next Article “Mos neglizhoni shëndetin!”- Parashikimi i horoskopit per sot, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Të Fundit

Në mes të koncertit dhe para të gjithëve, Gjesti puth Eglin! (Video)

June 8, 2025

E Diela nis me aksident të frikshëm! Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me dy të tjera (Video)

June 8, 2025

Askush nuk e priste! Vogëlushët e Shqipërisë i bëjnë të papriturën lojtarëve serbë në nisjen e ndeshjes (Foto)

June 8, 2025
ShowBizi

Ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

June 7, 2025

Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

June 7, 2025

E TRISHTE/ Ky eshte i riu që i dha fund jetës në Pogradec (FOTO)

June 7, 2025
Horoskopi

Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

June 7, 2025

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025

Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

June 6, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të luftojmë obezitetin me çajin çudibërës dhe te dobesoheni ne…

January 30, 2025

Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë dhe nuk do te…

January 23, 2025

Ylli Merja: Si të trajtoni migrenën me çarja popullorë: Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e…

March 7, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.