Hilsn

TRONDITESE në vend, bie nga pallati një punonjës policie në Tiranë!

Një punonjës policie ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë, në rrethana dhe shkaqe aktualisht të paqarta.

 

Policia njoftoi se në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç.

Burri është me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, raporton noa.al.

Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij është e paqartë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 

×