Hilsn

Tronditet vendi! 36 vjecari i jep fund jetës duke konsumuar medikamente bujqësore

Një 36-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Sherishtë të Vlorës, duke konsumuar medikamente bujqësore, njofton policia.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore,

pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Sarandë, ku një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesë, dyshohet pasi është rrëzuar aksidentalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025,

është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe.

Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, bën me dije policia.

 

×