Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dardhë të Korçës, ku një 89-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Policia bën me dije se e moshuara u gjet nga banorët e zonës, të cilët njoftuan blutë e qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.





