“Përplasja” virtuale mes Kozeta Kurtit dhe Sara Gjordenit si duket s’ka për tu mbyllur lehtë!
Tanimë të gjithë jeni paksa në brendësi të debatit mes dy vajzave të ekranit.
“Molla e sherrit” mes tyre u bë pikërisht një deklaratë e Arjan Çanit i cili bëri disa komente aspak të hijshme për ish-deputeten dhe moderatoren, Grida Dumën.
Pas këtyre komenteve ishte Sara e cila u pozicionua përkrah Dumës, por reagimi i saj solli dhe një koment ironik nga ana e Kozetës.
“Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës”, tha Kozeta. Ndërkohë, lidhur me këtë koment vetë Sara reagoi ditën e djeshme ku dhe iu drejtua gazetares se mënyra si ka reaguar nuk është aspak e hijshme.
“Nëse duhet të flisje ndonjëherë për mua, duhet ta bëjë ato dy muaj kur media më zhgërreu mirë në llumin e imoralitetit e shihje një vajzë që po masakrohej në sy të miliona shqiptarëve dhe ti nuk bërë asgjë! Nuk e di ku u fshehe ato dy muaj Kozetë, por tani që ke dalë, të siguroj se veprimi yt negativ nuk është më i hijshëm se ai i imi i të dalurit krah një gruaje tjetër, qoftë fake (sic e nënkupton ti) ose jo”, tha Sara ndër të tjera.
I menjëhershëm ishte reagimi i Kozetës e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar: Këtë radhë, ju bëftë dita 2000 Sarës, se prej saj mora vëmendjen që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot! Faleminderit që ekziston Sara! P.S. Tani, unë mund të them se çfarë isha duke bërë, kur ti ke bërë Big Brother Vip, por nuk e mbaj dot edhe një viralitet tjetër. Jam e pamësuar me famën dhe kam frikë mos nuk e menaxhoj dot!
E ashtu si dhe pritej një tjetër reagim erdhi nga Sara e cila i ka kërkuar publikisht Kozetës që të mos e ulë më veten.