Hilsn

“Ty të ka dënuar Zoti”/ Rogerti ofendon keq Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ditën e sotme kanë qenë shumë të forta dhe të ashpra.

Rogerti e ka nisur këtë të marte me sherre të forta me disa prej banorëve.

Ai e nisi me Artanin, pastaj me Selin, Krusitën dhe Baby G.

Por debati që bëri me Stenaldon agravoi më shumë, pasi ky i fundit e pështyu në fytyrë.

Në një moment gjatë debatit, Rogeri e ofendoi keq banorin duke i thënë ‘ty të ka dënuar Zoti’, duke iu referuar faktit që ai është i verbër.

Stenaldo, i cili mundohet që të ruaj qetësinë e tij në debatet që ka në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duket se kësaj radhe nuk ka duruar më dhe ka bërë një veprim të papritur, duke e pështyrë.

×