Janë publikuar pamjet e momentit kur 26-vjeçarja që u përdhunua në grupnë Vlorë, hyn në hotel.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga “Piranajt”, shihet se vajza nuk është në gjendje të mirë, ndërsa një djalë e mban nga krahët duke ngjitur shkallët.
Kujtojmë se e reja u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës nga i dashuri i saj dhe shokët e tij,
Ajo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë sot, ku u shpreh se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.
Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.
“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.
E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.
“Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë”, tregoi ajo.
Sa i përket asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e përdhunimit, ajo shtoi se: “Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend…”
Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.
Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.
26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.
View this post on Instagram