Hilsn

U nisën për në Tiranë, aksident në urën e re të Kukësit, përpIasen tre automjete! (FOTO)

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes.

Po udhëtonin drejt Tiranës/ Aksident në urën e re të

Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Ndonëse u krijua trafik i shtuar për disa minuta, forcat e policisë bënë të mundur orientimin e mjeteve dhe evitimin e radhëve të gjata.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira.

Sipas burimeve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy mjetet e tjera.

Policia rrugore vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

×