Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘U realizua dëshira e nënës sime që iku me kokën pas…’ Vëllai i Parashqevi Simakut tregon bisedën me të motrën pas kaq shumë kohësh, ja CFARE I THA AJO!

    December 16, 20243 Mins Read Të Fundit

    Ikona e viteve ’80, Parashqevi Simaku ka marrë gjithë audiencën e ditëve të fundit, por jo për atë ç’ka ajo e meriton.

     

    Ditë më parë ajo u gjend në një prej stacioneve të trenit të New York-ut, e kthyer në e pastrehë, Parashqevi Simaku u njoh nga disa shqiptarë teksa kërkonte ndër njerëz ndihma për rroba dhe ushqim.

    Tashmë shumë personazhe të famshëm u përfshinë në ngjarje duke u munduar t’i gjenden pranë Parashqevisë. Video të saj ka ndarë biznesmeni Elton Ilirjani i cili i ka vendosur në shërbim një dhomë hoteli për 3 javë si dhe na mundësoi t’i dëgjojmë zërin e munguar ikonës shqiptare për pak çaste.

    Prej shumë vitesh pa kontakte me familjarët e saj, sot Parashqevi Simaku ka kontaktuar me vëllain e saj Benin dhe mbesën e saj. Për Top Channel, Ben Simaku ka ndarë detaje nga telefonata e shumëpritur me motrën e tij.

    Vëllai i saj rrëfeu pengun e madh të nënës së tyre, për të gjetur dhe njëherë vajzën e vet e cila i kishte munguar për vite me rradhë. Ben Simaku thotë se këtë telefonaë e ka pritur prej kohësh ndërsa nuk i kishte humbur kurrë shpresat së kërkuari motrën e tij.

    Ai tha se telefonata ishte e shkurtër, ajo ka nevojë për qetësi teksa tregon se dukej e lodhur. Gjithashtu Beni tha se ka jetur për 2 vite me rradhë në shtëpi me Prashqevinë dhe bashkëshortin e saj, përpara se të ndodhte ndarja bashkëshortore dhe burri i saj të largohej së bashku me djalin për tu mos u kthyer më kurrë.

    Intervista e plotë:

    Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

    Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

    Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

    Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

    Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

    Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

    Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

    Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?

    Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

    Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

    Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

    Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?

    Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.

    Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?

    Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.

    Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?

    Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj.

    Ben Simaku kengetarja parashqevi simaku
    Previous ArticlePusho në paqe engjëll/ Cfarë trishtimi, 16-vjeçari ne vendin tone humb jetën nga arresti kardiak
    Next Article FOTOJA QE PO TH*EN RRJETIN/ Sara dhe Ledri Vula janë bashkë? KAPEN MAT në…
    Të Fundit

    Cfarë dashurie! Donaldi shkruan fjalë zemre për Bora Zemanin

    May 16, 2025

    Aksident i rëndë në vend, njëri nga shoferët përfundon tek Trauma!

    May 16, 2025

    Egli Tako shfaqet në krahë të këngëtares së njohur! (Foto)

    May 16, 2025
    ShowBizi

    “Endrrat tuaja në lidhje me paratë mund të…”/ Horoskopi për ditën e sotme,: Ka gjasa të keni rritje page

    May 17, 2025

    Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

    May 17, 2025

    Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht ‘sekretin’ e saj dhe Limit

    May 16, 2025
    Horoskopi

    “Endrrat tuaja në lidhje me paratë mund të…”/ Horoskopi për ditën e sotme,: Ka gjasa të keni rritje page

    May 17, 2025

    Një ‘derë’ drejt mundësive, Chrysanthi Kalogeri zbërthen mesazhin e javës për shenjat

    May 16, 2025

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit që i bëjnë lekët “rrush e kumbulla”

    May 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase me…

    January 23, 2025

    Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë dhe nuk keni nevoje per…

    January 23, 2025

    Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja ‘sekreti’ për të humbur peshë hap pas hapi me bimë medicinale dhe…

    December 18, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.