Nje lajm i hidhur është njoftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Mjeku korçar, Dr. Nikollaq Gurllari ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Gurllari u shua më 30 tetor, por lajmi u konfirmua vetëm mbrëmjen e sotme nga Urdhri i Mjekut i Qarkut të Korçës.
Lexo edhe : Tropoja i jep titullin “Qytetar nderi” Arber Hajdarit
Mjeku dha një kontribut të pashlyer në Korçë si mjek obstetër-gjinekolog.
Dr. Nikollaq Gurllari i kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitet 1965-1970. Ai u specializua për Obstetrikë-Gjinekologji pranë Spitalit Obstetrik- Gjinekologjik Tiranë 1971-1973 dhe menjëherë filloi punën si mjek obstetër-gjinekolog në Shtëpinë e Lindjes.
Gurllari punoi krah mjekëve të shquar korçarë si Gaqo Pulluqi, Luiza Kole e Fredi Themeli.
Ai kryente çdo muaj vizita në Qendrën Shëndetësore të Lozhanit dhe dha kontribut për ngritjen tekniko- profesionale të mamive të zonës.
Mjeku kryente vizita obstetrikale e gjinekologjike në Ndërmarrjen e Qilimeve, ndërsa për shumë vite ishte edhe Inspektor Sanitar Shtetëror për Maternitetin.
Në vitin 1981 Gurllari u caktua Shef i Repartit të Lindjeve, detyrë të cilën e mbajti për rreth 25 vjet. Konkretisht ai ishte Shef i Repartit të Lindjeve në vitet 1981-1992 dhe 1999-2012.
Në vitin 1979 ka kryer kurs kualifikimi në Spitalin Ushtarak në specialitetin “Kirurgjia e luftës”. Ai ka dhënë mësim si mësues i jashtëm në shkollat e ulëta dhe të mesme mjekësore të qytetit të Korçës dhe, që prej vitit 2002 e në vazhdim ishte pedagog i jashtëm në Departamentin e Infermierisë të Universitetit “Fan S. Noli”.