Dy ditë pasi këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën, detaje të reja kanë dalë në dritë.
Mediat shkruajnë se familja e këngëtarit ka mohuar lajmet se këngëtari humbi jetën gjatë performancës në skenë.
Sipas tyre, Shpat Kasapi humbi jetën në banesën ku po qëndronte, pasi kishte shkuar në Itali,
për ekzaminime shëndetësore. Këngëtari është ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete
Dyshohet se këngëtari ndërroi jetë pas një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.
Ndërsa ky rast bëhet me tragjik, pasi babai i Shpat Kasapit, u nda nga jeta po nga i njëjti shkak dhe në të njëjtën moshë si këngëtari.





