Ulje temperaturash, vranësira dhe reshje shiu…Moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret!

Redaksia Hilsn
1 Min Read

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas shërbimeve meteorologjike, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore, priten edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara, kryesisht në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s.

Sa i takon detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka tregon për kushte relativisht të qeta për lundrim.

Share This Article
Follow:
Redaksia Hilsn sjell lajme të përditshme mbi motin, horoskopit, showbizin, aktualitetin,zhvillimet politike, teknologjinë dhe shëndetin publik. Artikujt janë të kuruar nga një ekip redaktorësh me përvojë në gazetari dhe raportim digjital. Qëllimi ynë është informimi i saktë, i shpejtë dhe i besueshëm për lexuesit shqiptarë kudo ndodhen.
Leave a Comment
×