Hilsn

‘Unë jam bebi i parë…’ Në minutat e para të 2025 vijnë në jetë binjakët e parë, Rama bënë URIMIN E VECANTE!

Dy djem binjakë kanë ardhur në jetë menjëherë pas ndërrimit të viteve, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

 

Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama së bashku me mesazhin e urimit dhe foton e vogëlushëve.

“ÇFARË VITI FILLOI

Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00

GËZUAR”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

×