Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, trajton çdo javë tema të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e kësaj jave ishte mjaft pikante dhe bënte fjalë për videot intime, me përmbajtje erotike të personazheve të njohur dhe jo vetëm.
Gazetari i njohur, Bled Mane e nisi fjalën e tij duke u bërë një pyetje vajzave të pranishme në panel:
“Vajza të dashura, ju krijoni një lidhje, krijoni kofidencë me të dashurit tuaj. Që nga momenti që ai matanë telefonit iu kërkon video intime, që nga momenti që akti juaj seksual filmohet me vetëdijen tuaj, a jeni të ndërgjegjshëm që nesër mbas një ndarjeje mund të përdoreni dhe abuzoheni. Problemi është se këto bien viktimë”.
Ndërsa teksa po komentonte fotot në “Instagram”-in e disa prej të ftuarve në panel, Bledi tha se ai ‘nuk e ka problem që të dalë nudo në studio, por video nuk e ka zakon të shpërndajë’.
“Po të dua unë zhvishem edhe këtu nudo, por është ora e gabuar. Jam krenar me përmasat e mia, mendjen time, trupin tim. Nuk e kam zakon të shpërndaj video. Kaq”, tha gazetari i njohur.