Raporti mes Jozit dhe Xhoanës, që u komentua gjatë pas daljes së këngëtarit nga “Big Brother VIP Albania”, duket se ka hyrë në një fazë të paqartë.
Në rrjetet sociale, ndjekësit vunë re se Jozi nuk e ndjek më Xhoanën, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon ta mbajë në listën e ndjekësve.
Gjithashtu, një postim i Xhoanës ku e kishte taguar këngëtarin nuk është shpërndarë nga ai, gjë që ka shtuar zërat për një krisje të marrëdhënies.
Lidhja e tyre nisi pas daljes së Jozit nga BBVA, ku Xhoana u pa ta mbështeste në disa koncerte dhe madje u fotografuan bashkë në ambiente publike. Edhe pse asnjëri nuk e ka konfirmuar hapur lidhjen, fansat prej kohësh kanë qenë të bindur se mes tyre ka pasur më shumë se miqësi.
Pas historisë së shumëpërfolur me Loredanën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se edhe kjo romancë e re e Jozit po përballet me vështirësi.
Për momentin, as këngëtari dhe as Xhoana nuk kanë dhënë një reagim të drejtpërdrejtë mbi gjendjen e lidhjes së tyre.