Neda Balluku ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me gazetarin Ronaldo Sharka, ku ka ndarë disa detaje personale nga jeta e saj bashkëshortore, përtej rolit si opinioniste në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”.
E pyetur nga moderatori nëse ka diskutuar ndonjëherë me partnerin për çështjen e tradhtisë, Neda u shpreh se një natë e kishte ngritur drejtpërdrejt këtë temë me të shoqin.
“E kam pyetur njëherë, shumë sinqerisht. I thashë: dua të të pyes, dhe të siguroj që nuk do të ketë asnjë pasojë. Vetëm dua të di, çfarë ka ndodhur në jetën tënde ku unë nuk kam qenë pjesë. Jemi 15 vite bashkë. Më dha një përgjigje shumë të zgjuar. Më tha: ‘Edhe sikur të të them jo, që nuk ka ndodhur, ti prapë nuk do të më besosh, sepse do që të them po, që ka ndodhur’”, tregoi ajo.
Sa i përket asaj nëse e besoi përgjigjen e bashkëshortit, Neda shtoi: “Unë në çift jam shumë liberale. Besoj atë që më thua. Nuk i hyj telefonit, nuk kontrolloj, nuk bëj kërkime. Nëse më thua ‘jam mirë’, unë e besoj. Nuk kuptoj pse duhet të më thuash diçka që nuk është e vërtetë. Nuk di të bëj skena, nuk jam skemaxhie. E them atë që kam, atë që ndiej, sepse mendoj se kështu jetohet më lehtë – duke ia bërë jetën më të thjeshtë njëri-tjetrit, jo më të vështirë.”