Pas ngjarjes tronditëse që ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Tiranë, ku është dhunuar një 3-vjeçare nga edukatorja e saj duke e çuar rastin deri në thyerjen e këmbës së fëmijës. Pas rastit në fjalë ka patur reagime të shumta nga personazhe të njohur të showbizit dhe jo vetëm.
Njëri prej tyre është këngëtari i njohur Luiz Ejlli i cili nëpërmjet një video në instastory ka shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur dhe ka thënë se duhet të merren masa të menjëhershme nga shteti për raste të tilla.
” Pas ngjarjes makabre mund ta quaj, që ka ndodhur në atë kopsht ku një edukatore ka dhunuar një fëmijë ndihem shumë keq duke marrë parasysh që unë fëmijët i kam pikë të dobët.
Uroj që shteti të marri masa dhe të vendosi njerëz të përgjegjshëm në atë lloj pozicioni. Ata prind që i lënë fëmijët e tyre në ato kopshte nuk lejnë veç fëmijët ato lënë jetën e tyre në dorë të tyre, sepse lumturia e gjithsekujt është fëmija”-përfundoi Luiz Ejlli.