Ky sezon i ri televiziv do të ketë shumë surpriza. Ish-banorët e Big Brother Vip po gjejnë vend me ide për emisione në Top Channel.
Sipas Vip Magazine, Egla Ceno dhe Juli mund të marrin në dorë prezantimin e emisionit satiro-investigativ “Fiks Fare”.
Mirëpo alternativë janë dhe vëllezërit, Donald dhe Romeo Veshaj për këtë pozicion.
Presim konfirmimin e tyre, sakaq theksojmë se disa prej banorëve të Big Brother Vip këtë verë i kanë shijuar pushimet bashkë.
Ndryshe ka ndodhur me vëllezërit Veshaj me Eglën dhe Julin pas përfundimit të spektaklit.
Ata kanë shkëmbyer edhe mesazhe thumbuese në rrjete sociale dhe ndjekësit i kanë ndjekur me shumë kureshtje.