Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya zgjodhi që disa ditë të pushimeve të tij t’i kalonte në Shqipëri.
Erkan Petekkaya ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe kryeqytetin e vendit dhe duket se është mahnitur jo vetëm nga bukuritë që natyra na ka falur, por edhe nga mirëpritja e njerëzve.
Ai ka publikuar në video në rrjetet sociale nga Tirana, ku shkuan se qyteti ishte i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 1.3 milionë njerëz.
View this post on Instagram