Vesa Smolica ndau në “The Elite Way” në ATV tradhtinë e partnerit,
të ndjekur nga mesazhi se pavarësisht gjithçkaje,
jeta vazhdon dhe vajzat mund ta rigjejnë dashurinë.
Këngëtarja madje u shpreh se familjarët mezi presin ta shohin me dikë, edhe pse nuk i ushtrojnë presion lidhur me këtë zgjedhje të jetës së saj.
Vesa shton se nëna nuk ia kursen ca ‘vërejtje’, por ka ende nevoja për të plotësuar në karrierën e saj përpara se të vendosë edhe për këtë hap.
“Jo se nuk kam pasur se shpesh mami më thotë që ke pasur raste në dorë dhe raste shumë të mira dhe i ke lënë të shkojnë.
I them pa u rehatuar në biznes, karrierë, aty ku kam synimin edhe pse kurrë s’mjafton,
nuk mund të vendos për jetën personale. Jam në një fazë të jetës shumë të lumtur, jam shumë okej.” – ka thënë Vesa Smolica.