Hilsn

Vetëm brenda pak orësh, ja shuma e pabesueshme që u mbledh nga shqiptarët për të madhen Parashqevi Simaku!

Ditën e djeshme, Elton Ilirjani bëri të ditur në rrjetet sociale se për t’i ardhur në ndihmë ikonës shqiptare, Parashqevi Simakut, ka hapur një fushatë në “GoFundMe”.

 

Fushata u hap nga llogaria e tij në emër të këngëtares, duke treguar edhe në përshkrim arsyen e këtij vendimi.

 


Mirëpo edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga hapja e kësaj fushate, shqiptarët kanë bërë mbi 500 donacione, të cilat në total arrijnë shifrën prej 36 mijë dollarësh.

Fushata e hapur në GoFundMe për Parashqevi Simakun

Kjo fushatë ka edhe një objektiv për t’u arritur — shifrën e 1 milionë dollarëve.

Ilirjani garantoi se çdo qindarkë do jetë transparente dhe do të përdoret pikërisht për t’i ardhur në ndihmë Simakut.

×