VIDEO/ Bëhet virale një video e Luana Vjollcës dhe Ledion Liços, cfare po ndodh?

Redaksia Hilsn
1 Min Read

Një video e vjetër e moderatores Luana Vjollca dhe prezantuesit Ledion Liço është bërë virale në rrjetet sociale.

Pamjet janë të para 16 viteve dhe tregojnë një reklamë televizive ku dyshja promovojnë një telefon me butona.

Në video, Luana dhe Ledioni shfaqen shumë të rinj, në një spot të realizuar në stilin e kohës, ku reklamohej një ofertë për blerjen e këtij telefoni.

Rikthimi i kësaj videoje në rrjete sociale është pritur me shumë komente dhe shpesh me nostalgji nga ndjekësit.

Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe konsiderohet si një kujtim i hershëm nga fillimet e karrierës televizive të dy moderatorëve, që sot mbeten ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar.

 

Share This Article
Follow:
Redaksia Hilsn sjell lajme të përditshme mbi motin, horoskopit, showbizin, aktualitetin,zhvillimet politike, teknologjinë dhe shëndetin publik. Artikujt janë të kuruar nga një ekip redaktorësh me përvojë në gazetari dhe raportim digjital. Qëllimi ynë është informimi i saktë, i shpejtë dhe i besueshëm për lexuesit shqiptarë kudo ndodhen.
Leave a Comment
×