Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për promovimin e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Jemi mësuar që artisten ta shohim gjithmonë në formë shumë të mirë dhe të kuruar, teksa shpesh është komentuar dhe për format e mira trupore.
Por në një videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ajo i ka habitur jo pak ndjekësit e saj virtualëm, të cilëve iu është shfaqur me barkun pak të fryrë.
Kjo gjë bëri që menjëherë të nisin aludimet për një shtatzëni të mundshme të aktores.