Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat shkurtra shiu.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.
Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.
Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër, me të dukshme në zonat perëndimore te Kosovës.
Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.