Vr*sja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)

0

Ngjarja e rëndë pasditen e sotme ku u vra një 14-vjeçar me thika ka tronditur Maliqin.

Siç u bë me dije më parë, viktimë mbeti Erald Xhejo nga Zvirina e Maliqit, pas një sherri me thikë me një bashkëmoshatar.

Sakaq, është mësuar edhe emri i autorit të ngjarjes, 14-vjeçari Enedio Guri nga Leminoti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal të fshatit Pirg të Maliqit.

Burime për media kanë bërë me dije se dy adoleshentët janë banorë të fshatrave të ndryshëm, përkatësisht viktima ishte banues i fshatit Zvirina ndërsa autori nga Leminoti.

Të miturit janë konfliktuar një ditë më parë dhe janë takuar përsëri sot për tu sqaruar me njëri-tjetrin, ndërsa takimi mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikave. Arsyet që kanë ndezur konfliktin mes Xhenjos dhe Gurit vijojnë të jenë të pazbardhura për mediat si dhe të tjera detaje nga rasti në fjalë.

Sakaq, skena e krimit është rrethuar totalisht nga autoritetet dhe ekspertët e policisë shkencore ku po kërkohet për gjurmë biologjike e prova. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në verandën e lokalit ku janë konstatuar dhe gjurmë gjaku.

 

×