Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media
Home » Vuani nga psioriaza? Ylli Merja: Provoni këto trajtime natyrale dhe ky problem i juaji do të marrë fund dhe nuk…

Vuani nga psioriaza? Ylli Merja: Provoni këto trajtime natyrale dhe ky problem i juaji do të marrë fund dhe nuk…

December 21, 2024 Këshilla Shëndeti adminBy admin

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor , Ylli Merja këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga psoriaza se si ta mund ta kurojnë këtë sëmundje përmes bimëve medicinale.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor , Ylli Merja këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga psoriaza se si ta mund ta kurojnë këtë sëmundje përmes bimëve medicinale. Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë nëse vuajnë nga psoriaza apo ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës, prandaj ai këshilloi që secili person të shoh nëse ka këto simptoma në trupin e tij:

“Tharje lëkure dhe plasaritje, kruarje në bërryla, kyçe, trup, luspa në skalpin e kokës dhe në trup, thonj me gropa, të çara , të coptuara dhe dhimbje kyçesh. Fazat më të mira që përparon kjo sëmundje është vjeshta, dimri dhe pastaj në pranverë fillon të bjerë.Thuhet që deri tani nuk dihen shkaqet e vërteta që e shkaktojnë këtë sëmundje, mendohet që mund të jetë dicka e lidhur me trashëgiminë por gjithmonë është në kuadratin e hipotezës” shpjegoi ai.

Komplikacionet që mund të vijnë nga kjo sëmundje janë të shumta, duke përfshirë edhe diabetin e sëmundjet kardiovaskulare, prandaj është e këshillueshme kurimi tij në kohë.

“Komplikacionet nga psoriaza përfshijnë, reumatizmën , skuqje sysh, diabet, si dhe stres e sëmundje kardiovaskulare. Prandaj e para që sygjeroi është që të qetëson nga ana nervore, herë pas here qoftë përdorimi i çajrave, qoftë përdorimi i kremrave bimorë ndihmojnë” tha mjeku popullor Ylli Merja.

Mjeku popullor Ylli Merja sygjeron përdorimin e bimëve të ndryshme medicinale dhe vajrave të ndryshëm bimorë sipas zonave të cilat ka prekur psoriaza në trupin e njeriut.

Për trajtimin e psoriazës në trup ai sygjeron këtë recetë:

-Në 500 ml qumësht shtojmë 2 gota ujë, 1 lugë miell thekre, 1 lugë tërshërë, 1 dorë fshikokarth, 1 dorë shelg dhe 1 dorë lëvore vidhi. E lemë të ziejë për 3 minuta. E lemë të ftohet dhe e kullojmë.

-Me këtë përbërje lagim 2 herë në ditë pjesët e lëkurave të ashpërsuara. E lemë të përthithet nga lëkura dhe më pas vendosim kremin e psoriasit.

Trajtimet e psoriazës në kokë

-Në 2 litra ujë zieni për dy minuta ½ pako çaj për flokun. Shtojmë dhe 1 dorë lëvore shelgu dhe 5 lugë çaj myku. Kullojeni çajin pasi të ftohet.

-Lajeni kokën me çajin dy herë në ditë. Pasi thahet vendosim në darkë krem psoriasis ndërsa në mëngjes vaj kokosi.

Trajtimi i thonjve

-Pikoni 2 herë në ditë në thonj Propolis me rigon. Pas tre minutave vendosni në thonj kremin e psoriazës.

Trajtimet në trup

-Në 2 litra ujë ziejmë për dy minuta 4 lugë çaj myku. Shtojmë të ziejë në të dhe një dorë shelg, një dorë lëvore vidhi dhe dorë fshikokarth.

-Shpëlani trupin me këtë çaj 1 herë në ditë. Pasi thahet vendosni kremin e psoriasit./Shqiptarja.com

Ylli Merja
Previous ArticleSpecialisti Ylli Merja: Ja kura 45 ditore me bimë medicinale që kuron kolitin dhe pastron zorrën e trashë…
Next Article Ylli Merja: Kolesteroli i lartë, ja bimët mjekësore që japin zgjidhje brenda muajit
Të Fundit

Nuk e uroi për ditëlindje, Sarah Berisha tregon se cfarë po ndodh mes saj dhe Dj PM!

June 27, 2025

‘Po bëjmë sikur jemi bashkë…’ Deklarata e Luiziti TRAZON rrjetin, cfarë po ndodh mes tij me Kiarës?

June 27, 2025

Kujdes nga ana financiare! Kjo shenjë do të HUMBAS gjithë kursimet jetësore! Ja me cfarë sfide do përballeni

June 27, 2025
ShowBizi

Çfarë po ndodh mes çiftit? Luizi habit: “Po bëjmë sikur jemi bashkë”

June 27, 2025

Sara nuk e uroi DJ PM per ditelindje/ A është ndarë çifti i njohur? Komenti i Einxhel Shkirës i nxjerr zbuluar!

June 26, 2025

Liami tha se Egla Ceno perdorte telefon brenda dhomes se rrefimit, vjen menjehere pergjigja e aktores: Dëgjova që…

June 26, 2025
Horoskopi

Kujdes nga ana financiare! Kjo shenjë do të HUMBAS gjithë kursimet jetësore! Ja me cfarë sfide do përballeni

June 27, 2025

Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

June 26, 2025

Bashkëshorti ju tradhëton! Kjo shenjë e ZBULON sot! Yjet trazojnë zemrat tuaja

June 26, 2025
Këshilla Shëndeti

Të dhemb koka? Ylli Merja zbulon shkaqet dhe kurimin në varësi të vendit ku ndihen shqetësimet

March 13, 2025

Ylli Merja: Vuani nga anemia, ja si ta trajtoni me kete bime: Kjo bimë ka efekte çudibërëse edhe në trajtimin e…

March 9, 2025

Gabimi më i madh nuk qëndron te ushqimi, Ylli Merja zbulon “recetën” për të humbur 5 kg në muaj

December 17, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.