Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Vuani nga ulcera ne stomak? Mjeku i njohur Ylli Merja jep zgjidhjen nepermjet bimeve mjekesore: Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë…

    February 5, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një mostretje, por edhe me një prishje të pH-it;

    që shkaktohen nga përdorimi I tepruar i alkoolit, duhanit, barnave, rritjes së inflamacionit bakterial nga Helicobacter pylori;

    atëherë në stomak nuk vepron negativisht vetëm një element keqbërës, por njëherësh disa. Atëherë edhe efektet negative në muret e stomakut do të jenë më të mëdha.

    Në këto raste skuqja e mureve të stomakut nga brenda si dhe gërryerja e tyre shoqërohet shpesh me dhimbje të forta një ose dy orë pas buke.

    Por shoqërohet edhe me gromësima që nxjerrin një gaz të tharët në grykë, një avull që shpesh shkakton kollë, ngjirje zëri etj.

    Në këtë rast kemi të bëjmë me një ulcerë në stomak që formohet kur kemi një dëmtim të mukozës së brendshme të stomakut.

    Në rastet e ulcerave dhimbjet janë shpuese dhe djegin e madje edhe zgjatin.

    Shumica e ulcerave shkaktohen nga infeksionet bakteriale dhe bakteri që shkakton ulcerë quhet Helicobacter pylori.

    Ulcerat e tjera mund të shkaktohen nga përdorimi i aspirinës ose i barnave të tjera. Nëse lihen pa u mjekuar ulcerat bëhen problem shqetësues për shëndetin ose degjenerojnë në sëmundje edhe më të rënda.

    Në këto raste rekomandohet përdorimi i çajit me gjethet e mëllagës (Malvia silvestris), e cila minimizon shumë efektin ulceroz të bakterit Mucilagjet që ndodhet në gjethet e mëllagës e kryejnë një rol shumë të mirë mbrojtjeje tek muret e stomakut, në gojë apo në mukozën e Përdorimi i 2-3 gotave çaji të përftuar nga zierja 1-2 minuta e 3 gotave të çajit me 3 lugë gjelle mëllagë jep rezultate të mira në efektin mbrojtës të sistemit të tretjes, mushkërive etj.

    Ndërkohë edhe përdorimi i gjethes së arrës dhe petave të brendshme në këtë frutë, bëjnë që të kurohen me shumë sukses ato kruajtjet e brendshme të mureve të stomakut. Ndërsa përdorimi i një të bardhe veze në mëngjes esëll me qumësht bën që të amortizohen plotësisht përplasjet e ushqimit me muret e stomakut, pra frenojnë efektin gërryes të ushqimit brenda mureve të tij.

    Për të pasur të sigurt shërimin e ulcerës është mirë të përdorim një kurë komplekse me vajra bimore dhe esenciale, propolis blete dhe një mikser çajrash. Bimët që këshillohen për problemet e stomakut janë gingeri; turmeric( antiinflamatore e fuqishme), gjembgomari (rregullon sasinë e enzimave që prodhohen nga tëmthi e mëlçia).

    Por këshillojmë të sëmurët të përdorin edhe shelgun (Ulmus Rubra), pasi përmban mucilagje, që veshin ezofagun e stomakun. Ndërkohë edhe ananasi përmban enzima tretëse, që largojnë djegien e zemrës dhe fryrjen e zorrëve.

    Vështirësia në tretje

    Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje. Në këto raste kemi të bëjmë me dispepsi ose vështirësi në tretje të ushqimit. Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si shkaqet stresuese, psikologjike, dietat ushqimore, ndryshimet fiziologjike të mëlçisë, mbingopja etj. Nëse kjo dispepsi zgjat më tepër se 1 deri 2 ditë, duhet vepruar për të ndërhyrë sa më parë për normalizimin e tretjes. Korrigjimi i këtij problemi funksional do të lidhet me faktin sesa ne do të analizojmë: Çfarë kemi ngrënë, çfarë kemi pirë, sa e kemi lehtësuar tretjen me regjimin e te ushqyerit dhe dietën ditore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet dieta ushqimore dhe për ta shpejtuar normalitetin duhet të përdorim disa nxitës për tretjen. Tek fëmijët e moshave 0 deri 1 vjeç me shumë sukses mund të përdorni çajin e mendrës së butë dhe kamomilit. Fëmija 0-1 vjeç mund të pijë gjatë ditës disa herë nga 1-2 lugë supe. Ndërsa fëmijët 1-5 vjeç pinë 2-3 filxhanë çaji në ditë. Duke përvëluar në 1 gotë ujë 1 lugë gjelle mendër dhe gjysmë luge kamomil, ne lehtësojmë tretjen dhe luftojmë ngërçin e barkut të fëmijëve. Ky çaj ka veprim karminativ dhe nervoz. Ndërsa te të rriturit krahas dietave, japin rezultate positive edhe çajrat aromatike me veprim karminativ, antiinflamator nervine. Pra përgatitja e një çaji bimor me rigon, mendër, borzilok, kamomil, geutian ose valeriane, normalizon shumë shpejt tretjen dhe jashtëqitjen. Çaji më i mirë është ai që përgatitet nga përzierja bimore si më poshtë: Në 2 gota ujë ziejmë për 1 minutë, 1 lugë gjelle mendër, gjysmë lugë gjelle rigon, gjysmë luge gjelle kamomil si dhe gjysmë luge gjelle borzilok. Çaji kullohet pas 10 minutash e nga ky çaj fëmija pi 1-2 filxhanë kafe në ditë, ndërsa të rriturit 2 filxhanë çaji në ditë.

    Ulcera Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si të luftoni aritminë e zemrës me bimë medicinale: Në të gjitha ato raste kur pacienti…
    Next Article Si të kuroni dhimbjet e kokës me bimë mjekësore? Ylli Merja tregon kuren: Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni…
    Të Fundit

    “Ajo është depresive…”/ Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ja cfare po i ben Gjestit…

    May 29, 2025

    Kështu nuk keni parë kurrë më parë! Hati ndanë foto nga dhoma e saj e re, ja si duket!

    May 29, 2025

    Merr fundi lidhja mes tyre? Ky veprim i Jozit ngre dyshime të mëdha

    May 29, 2025
    ShowBizi

    Dy shenjat e horoskopit që do të takojnë “shpirtin binjak” gjatë muajit qershor!

    May 29, 2025

    Aksident zinxhir në Vend, përplasen katër automjete, disa të plagosur

    May 29, 2025

    Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur per diçka të re

    May 29, 2025
    Horoskopi

    Dy shenjat e horoskopit që do të takojnë “shpirtin binjak” gjatë muajit qershor!

    May 29, 2025

    Eshtë e sugurt! Një ndarje ju pret ditën e nesërme…Kjo shenjë duhet të qëndrojë me dorë në zemër

    May 29, 2025

    Një problem familjar do ju coj drejtë një vendimi të…Horoskopi paralajmëron për kujdes këto 2 shenja!

    May 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm: Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe…

    March 1, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    January 30, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni qe te…

    December 16, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.