Moderatorja Gerta Gixhari, edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet buzë detit në këto ditë të nxehta qershori.

Nga vendi i pushimeve nuk kanë munguar as pozat provokuese, ku Gerta ka vënë në pah linjat trupore dhe format e saj tërheqëse.

Në një nga fotot më të komentuara nga fansat, Gerta shfaqet e veshur me rroba banje në ngjyrë të verdhë, duke marrë komplimenta të shumta për pamjen dhe elegancën.

“Dita e parë e plazhit”, ka shkruar ajo krahas fotos.

×