Pas largimit të Xhoanës, Arlindi ka vijuar një marrëdhënie tjetër me Uedën. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Xhoana u shpreh e zhgënjyer.
“Zhgënjim. Tradhti nuk mund ta quaj sepse në fund të ditës unë e dija që ai dëshironte të vazhdonte qëndrimin në vilë, por kanë qenë shumë premtime, shumë fjalë mes nesh. Kemi folur për vazhdimësinë tonë jashtë.
Nuk është se unë Arlindit nuk i kisha thënë kurrë që kam një fëmijë jashtë, thjesht ai nuk e besonte dhe aty isha më serioze se kurrë. Por nuk mendoj që kjo e ndaloi Arlindin drejt meje, mendoj që thjesht do që të vazhdojë lojën e tij. Nuk kishte eksperienca të tjera, ishte me mua për 5 javë.
Mendoj që lidhja ime me Arlindin ka qenë komplet ndryshe nga e Uedës, nuk ishim gati as ai dhe as unë. Ne kishim hyrë me mendje të ndarë, nuk do puthemi në program do hyjmë dhe puthjet do t’i lëmë për jashtë”, tha Xhoana.
Xhoana shton se pavarësisht qëllimit të qartë kur hyn në program, ndjenjat janë të paevitueshme.
Xhoana: Unë dua të jem e sinqertë me veten, momentin e parë që hyn mendon famën, mendon të mirat që mund të sjellë “Love Island” por brenda në emision më ndodhi një lloj afeksioni që nuk e kisha menduar.
Tani ato le të trashëgohen, mua nuk më intereson më pasi Arlindi ishte një mashkull… domethënë ai shkeli mbi të vërtetën që kemi pasur për 5 javë rresht, unë iu dedikova vetëm Arlindit. Që Arlindi të mos ndihej keq nuk kam pranuar asnjë mashkull tjetër kështu që të paktën minimumi, prisja respekt nga ana e tij.