Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjet e pleqërisë, cilat janë ato më të shpeshtat dhe si të përdorim natyrën për të trajtuar pikërisht këto problematika shëndetësore.
Dobësimi në tretje dhe konstipacioni në moshën e tretë është një nga problematikat që shqetësojnë më së shumti të moshuarit. Sistemi i tretjes dhe pastrimi i enëve të gjakut janë dy kolonat bazë për pleqëri të shëndetshme, shprehet Merja.
Specialisti i bimëve mjekësore këshillon përdorimin e një gote me ujë dhe pak mjaltë në mëngjes.
“Në këtë mënyrë marrin një sasi të mirë aminoacidesh dhe probiotikësh të cilat lehtësojnë tretjen dhe jashtëqitjen.
Gjithashtu në çdo fushë gjendet kollaj një bimë, e cila njihet si bari i majasëllit, mund t’a përdorin si çaj 1-2 gota ujë në ditë dhe shpëtojnë nga kjo problematikë”
Nëse keni fryrje të barkut dhe zorrëve bima që vjen në ndihmë është kalaminta, e cila largon gazrat në zorrë, shton peristartikën dhe ndihmon në jashtëqitje./Shqiptarja.com