Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Efektet kurative të ‘bimës së trurit’: Mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në…

February 23, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Bima Ginkgo Biloba rritet afërsisht 37 metra, dhe jeton deri në 1000 vjet, megjithëse në Kinë ajo mund të arrijë në një vjetërsi 2500 vjeçare.

Vendet më të përshtatshme për rriten e kësaj bime janë tokat me lagështirë dhe pyjet.

Sipas studimeve nevoji-ten rreth 20-35 vite që bima të arrijë maturimin dhe të prodhojë frutin.

ADN e Ginkgos është studiuar nga një grup biologësh e për ta ruajtur kodin gjenetik i janë nevojitur 10 GB.

Pra, është një kod gjenetik më i madh sesa ai i misrit dhe orkidesë, 80 herë më i madh, të cilat janë bimët me gjenomen më të madh të njohur deri më sot.

Gjenoma e bimës është kaq e madhe për shkak të dyfishimeve të gjeneve dhe sekuencave të përsëritura që përmban, 76.85% e AND-së. Kjo bimë përmban rreth 40 mijë gjene.

Dobitë e bimës

Flavonoidet i japin veti antioksidante bimës, ndërkohë sipas testeve në laborator flavonoidet forcojnë nervat, muskujt e zemrës, rrjedhjen e gjakut, dhe mbrojnë retinën nga dëmtimi.

Sakaq, Ginkgo Biloba ndihmon në largimin e radikaleve të lira.

Këto të fundit krijohen në trupin tonë gjatë procesit normal të metabolizmit, ose hyjnë në organizëm nëpërmjet burimeve të jashtme si duhanpirja, ndotja e mjedisit ose ekspozimi në diell në orare të zgjatura.

Radikalet e lira qarkullojnë në trupin tonë, duke shkaktuar oksidim, një reaksion kimik që dëmton qelizat dhe materialin gjenetik, AND-në. Ndërsa terpenoidet përmirësojnë rrjedhjen e gjakut duke zmadhuar enët e gjakut dhe reduktojnë ngjitjen e plate-leve.

Gingo Biloba përdoret gjerësisht për sëmundjet mendore e si pasojë quhet ndryshe edhe si bima e trurit pasi përmirëson rrje-dhjen e gjakut në tru, e shërben si antioksidant i fuqishëm për këtë organ duke nxitur largimin e toksinave nga neuronet.

Këshillohet të përdoret për sëmundje si Alzheimer, dementia, humbje të kujtesës, apo njerëzit me depresion. Kjo bimë ndihmon në kthjellimin e mendimeve, përmirëson procesin e të mësuarit, të menduarit, dhe kujtesën.

Kjo bimë çudibërëse e ndihmon trurin të jetë më aktiv pavarësisht vështirësisë së aktiviteteve ditore që mund të ushtrojë një person. Ndërkohë ka veti në përmirësimin e sjelljeve sociale, duke ndihmuar njerëzit që kanë probleme të jenë të hapur në shoqëri apo në aktivitetet ditore sociale.

Gjithashtu, Ginkgo Biloba mund të përdoret tek fëmijët apo adoleshentët që kanë vështirësi në komunikim apo vështirësi në të shprehur. Të gjitha këto veti janë provuar në pacientë të ndryshëm dhe pas një trajtimi me Gingo Biloba, kombinuar me bimë të tjera kanë treguar shumë përmirësim.

Kurimi i ankthit

Ginkgo Biloba mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në të njëjtën kohë me ilaçe të tjera antidepresive, pasi mund të ndikojë negativisht në veprimin e medikamentit, duke e ndryshuar atë. Gjithashtu, njerëz të cilët vuajnë nga Glaucoma, probleme me shikimin, apo shikimin për shkak të dëmtimit të retinës, këshillohen të përdorin Gingko Biloba. Bima ka treguar përmirësim të shikimit tek njerëzit me Glaukoma. Gjithashtu, bima ruan shikimin tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje si Degjenerimi makular i lidhur me moshën (sëmundje që degradon shikimin me kalimin e moshës). Prania e terpeneve, tanineve, flavonoi-deve, vitaminës C, karotenoideve dhe shumë përbërësve të tjerë kimikë i japin bimës veti anti-alergjike. Ndërkohë Gingo Biloba vepron si qetësues i kollës, normalizuese e tensionit, hidratuese që frenon plakjen e trurit, normalizuese dhe nxitëse e veprimtarisë së sistemit nervor, forcuese e kujtesës etj.

Veti te tjera

Bima Gingo Biloba njihet edhe për disa veti të tjera kurative. Kështu ajo minimizon dhimbjet e variçeve, dhe ndihmon në zvogëlimin e tyre si dhe largon krimbat e zorrëve; ndihmon në trajtimin e Gonhorresë; shërben si anti- alergjike; qetëson kollën; e normalizon tensionin. Më poshtë po shpjegojmë mënyrën sesi ta përdorni bimën e Ginkgo Biloba. Kështu në një gotë me ujë vloni për 1-2 minuta një lugë gjelle me këtë lloj bime. Çaji i përgatitur duhet të pihet gjatë ditës. Vlen të theksohet se farat përmbajnë një toksinë që quhet Ginkgotoksina, që shkakton helmim. Kinezët i përdorin farat si ushqim, por duhen gatuar mirë.

Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Dy recetat për të shëruar artritin: Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të…
Next Article Ylli Merja: Kuroni kolitin me vaj esencial borziloku dhe xhinxher: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë…
Të Fundit

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025

Dhimbje dhe humbje e madhe! Shuhet aktori i njohur shqiptar

June 11, 2025

Ngjarje e rëndë në Tiranë! Vetëhidhet nga pallati, humb jetën një person.

June 10, 2025
ShowBizi

FOTO/ Tragjedia me 10 të vd*kur! Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vr*rë nga sulmi në shkollën në Austri

June 10, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Zhdukja e papritur e Donald Veshajt ka të bëjë me këtë arsye

June 10, 2025
Horoskopi

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Shumë para dhe mbarësi! Këto 3 shenja të horoskopit do të pasurohen dhe do lumturohen!

June 10, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni

January 9, 2025

Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja ‘sekreti’ për të humbur peshë hap pas hapi me bimë medicinale dhe…

December 18, 2024

Dëllinja ‘ilaç’ për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës per…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.