Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në vlerat ushqyese që kanë bananet.
Vitaminat dhe mineralet prezente në këtë frut janë shumë efektive në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore.
Por përveç këtyre vlerave të mrekullueshme banania dhe lëkura e saj është shumë e mirë dhe për maska të ndryshme në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë.
Specialisti Merja thekson se bananet përmbajnë acid galik, katekinë, taninë, flavonoide, vitamina A, E, C, B, B2, B6 dhe shumë minerale si kalium, fosfor, natrium, magnez dhe triptofan, këto dy të fundit stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe dopaninës. Gjithashtu dhe lëkura e bananes përmban amina biogjene si serotonina dhe dopamina.
Përfitimet nga konsumimi i bananes
• Relaksimi i sistemit nervor
• Ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut
• Rrit përqendrimin dhe mprehtësinë e trurit
• Ul aciditetin në stomak
• Bananet dhe hudhrat ulin alkoolin në gjak
• Ndihmon trupin në rritjen e rezistencës karshi sëmundjeve të rënda
• Ul ndjeshëm gliceminë
• Antioksidant, burim i mirë i vitaminës C
• Nxit urinimin
• Lulet e bananes ilaç për çrregullimet menstruale
• Lufton djegien, tul banane përzier me salcë domate ose aloe vera
• Antialergjike, gjethet përdoren për çaj kundër infeksioneve në mushkëri, vesh, etj.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, realizoi dhe disa receta smothi me banane kombinuar me fruta e perime për trajtimin e disa sëmundjeve dhe problematikave shëndetësore.
• Për të përmirësuar funksionin e zemrës: grijmë 1 banane, 1 domate dhe 1 lugë boronicë
• Për të eleminuar aciditetin e stomakut: grijmë 1 banane, 20 gr xhinxhër dhe 1 lugë kafeje jamball
• Për shëndoshje të tirodeve, gjokseve: grijmë 1 banane në 100 ml qumësht, shtojmë 100 gr brokoli dhe 2 degë selino
• Për konstipacion: 1 banane, 1 lugë gjelle fara liri, 1 lugë çaji fara chia dhe 100 ml hirrë ose qumësht
• Detoks: banane, gjembgomari, shafran, rrush i zi
• Ekstrakt i lëkurave të bananes për verukat në qafë, për ekzemë, për psoriasis: 20 gr lëkura bananesh i hedhim në 100 ml alkool 65°, shtojmë petale trëndafili dhe 20 gr tambëlgjak
Përdorimi i bananes në kozmetikë
• Ushqyes lëkure me palcën e bananes
• Qetëson urtikarien në trup dhe pickimet e insekteve
• Lufton psoriasin dhe lythat
• Krem me palcën e bananes: 100 gr palcë banane kaurdiset me 80-100 ml vaj ulliri ose vaj bajamesh për 15-20 minuta. Kullohet vaji, hidhet përsëri në enë, shtohet 10 gr dyll i pastër, pak heliksirium, livando dhe sherebel. Lihet të ftohet kremi./Shqiptarja.com