Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja jep kuren: Si të shpëtoni përgjithmonë nga vesi i duhanpirjes me…

March 1, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Pirja e duhanit na bën keq, këtë e dimë të gjithë! Gjithashtu, nga pirja e tij mund të vdesim!

Çdo vit në të gjithë botën numri i të vdekurve për shkak të duhanit po rritet me ritme të frikshme.

Por efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta dhe ato ndikojnë çdo ditë në jetën e duhanpirësit.

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.

Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që ndikohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 90-95% e tumoreve të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit.

Duke folur po për mushkëritë, pirja e duhanit shkakton bronkit akut afatgjatë, bronkit kronik dhe emfizemë, si dhe incidencën dhe ashpërsinë e episodeve astmatike dhe infeksionet e përsëritura të frymëmarrjes.

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i infarktit dhe i sëmundjeve koronare të zemrës te gratë dhe burrat dhe veçanërisht ajo është e lidhur me 30% të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës.

 

Duhani rrit rrezikun e arteriosklerozës dhe të infarktit miokardik, sepse ai favorizon formimin e pllakave dhe formimin e trombeve. Sëmundja koronare arteriale shkaktohet nga monoksidi i karbonit dhe nikotina.

Ajo është një nga sëmundjet më të zakonshme në vendet e zhvilluara.

Duhanpirësit rrezikojnë të sëmuren dy herë më shumë sesa ata të cilët nuk e pinë atë. Tymi i duhanit është një faktor rreziku shumë i rëndësishëm në mosfunksionimin e organeve gjenitale të meshkujve.

Një studim i kryer në Masashuta ka treguar se si pirja e duhanit rrit rrezikun e impotencës, me një incidencë mes 5% dhe 15% më të lartë sesa ajo e joduhanpirësve.

Por duhani nuk ka një efekt të dëmshëm vetëm mbi nivelin e enëve të gjakut, por ai ka një rol të drejtpërdrejtë edhe në indet gjenitale të mashkullit.

Edhe nga pikëpamja estetike duhanpirja ka një ndikim negativ mbi trup.

Në fakt, duhani zvogëlon mbrojtjen imunitare përkundrejt pllakave bakteriale, shkakton një zverdhje të dentinës dhe rrit rrezikun e gingivitit.

Përveç këtyre, duhani përshpejton plakjen e lëkurës. Të pish duhan gjatë shtatzënisë do të thotë të bësh një krim, sepse kjo gjë mund t’i shkaktojë dëme të përhershme fëmijës tuaj ose në raste të tjera mund t’ju shkaktojë dështim spontan.

Një grua shtatzënë, e cila pi duhan ka një rrezik më të madh për të lindur fëmijë të vdekur ose të lindë një fëmijë nën peshë. Gjithashtu, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një vonesë në rritjen dhe zhvillimin mendor të fëmijës, si dhe të mushkërive.

Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut, pankreasit dhe gojës. Duhani, përveç këtyre, është një faktor rreziku për zhvillimin e diabetit në kohë të hershme.

Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë joduhanpirëse.

Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rrezikun për kancer në stomak.

Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar ta konsumojnë shumë atë. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por përkundrazi ai e shton akoma më shumë atë, por ne nuk e ndiejmë.

Trajtimi me bimë medicinale

Bima e tërfilit ngjyrë mishi rritet në lartësinë në 800-1500 metra mbi nivelin e detit.

Në momentin që ky tërfil përzihet me duhanin, arrin të neverisë cigaren e çon deri në lënien përfundimtare të këtij vesi. Kjo bimë ka një magji çudibërëse, e pasi e përziejmë me duhanin, mund të konsumohet njësoj siç pihet një cigare, në raportin 1:1. Ndërsa për personat, mushkëritë e të cilëve janë rënduar së tepërmi nga duhanpirja, këshillojmë që të shtojnë edhe pak sherebelë në përzierje apo zhumbricë.

Të tria këto bimë së bashku, arrijnë të krijojnë idenë që je i ngopur me duhan.

Tërfili ngjyrë mishi në këtë rast, shërben si një balancues, e frenues i hormonit të mosngopjes, në mënyrë që ky i fundit mos të japë efektin e vet në gjak. I gjithë ky proces vjen duke rralluar cigaret që pi individi, jo si një ndërprerje e menjëhershme, nga dy paketa rrallohet në 30, 20, 15 cigare e kështu me radhë.

Shumë shpejt ndihen edhe efektet fiziologjike, pasi mushkëria fillon të bëjë një vetpastrim, prandaj ne i hedhim përzierjes pak zhubricë apo sherebelë. Më tej fillon nxjerrja jashtë e sekrecioneve e njëkohësisht përdoruesit nëse do të përziejnë duhanin me këtë tërfil nuk duhet të bëhen merak pasi urina do të fillojë të ndryshojë ngjyrën.

Duhani Ylli Merja
Previous ArticleSi të eliminoni dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Ylli Merja jep kuren me hither: Nëse jeni duke përdorur…
Next Article Partnerja e Ledionit bën postimin e papritur për Gjestin: “Dhe unë do hidhesha nga muri…”
Të Fundit

BBVA i dha shtëpi para gjithë shqiptarëve, Arjola Demiri tregon se cfarë ndodhi me banesën e ‘premtuar’!

June 11, 2025

Cfarë ndodhi me Erion Isain dhe bashkëshorten e tij pas 14 vitesh martesë? Zbulohet arsyeja e ndarjes

June 11, 2025

Nën akuzë për pengim të drejtësisë, ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës për imamin Ahmet Kalaja!

June 11, 2025
ShowBizi

“Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet perseri për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

June 11, 2025

Anaid Kaloti shpërtheu ndaj Gjestit, i përmendi dhe babain,ky eshte reagimi i këngëtarit

June 11, 2025

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

June 11, 2025
Horoskopi

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

June 11, 2025

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni

January 9, 2025

Mjeku popullor, Ylli Merja: Si të shkrini gurët në veshka me çajin e…

January 30, 2025

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja: Ja si të shëroni plagët e diabetit dhe te…

March 13, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.