PJESA 2/ Këputja e thonjve, dobsohen shumë shpejt dhe ndonjëherë bëhen viza-viza, bien flokë shumë në mënyrë të pakuptimtë, kemi një tharje të fytyrës, kemi një tharje dhe krruarje të syve.
Nga një sëmundje e pakapur në kohë po përparojmë tek sëmundje të tjera. Kemi dhe një grupim tjetër që janë ato të lokalizuara” thotë mjeku alternativ.
Kësaj sëmundje duket se nuk i shpëtojnë as të rinjtë e madje edhe fëmijët, ku shkaku kryesor i saj është infeksioni I bajamave.
Është një lloj sëmundjeje e cila bazën ose shkaktarët e saj janë virozat dhe bakteret, të cilat depozitohen ose ngacmojnë sistemin imunitar të fëmijëve kryesisht tek bajamet, mandej infeksioni kalon në veshka dhe nga veshkat kalon në kyçe.
Kur ato nuk trajtohen apo me mënyrën e duhur dhe kjo gjë bën që fëmijën 2-3 vjec nuk vendosin dot këmbët në tokë. Vetëm prej inflamacionit të bajameve. Pra rruga është bajame, veshka, gjunjë dhe shputat e këmbëve” shprehet dr. Yll Merja.
A ka mënyra për ta kuruar reumatizmin nëpërmjet bimëve medicinale? Sipas mjekur popullor Ylli Merja kjo është e mundur nëpërmjet vajrave dhe përzierjve të tjera bimore.
Personi që ka dimbje kycesh e para gjë është që ka vështirësi në qarkullimin e gjakut, atëherë nëse është obezë ne mund ti themi, ta përgatisi vet në kushte shtëpie me pak raki rrushi, me speca djegës dhe pak hudhra dhe të bëj lyerjen e kockave dhe gjëja tjetër është mund ti lyej me ndonjë lloj vaji bimor që e ka në shtëpi. por më e mirë është një kombinim vajrash esenciale të marra nga farat e ndryshme të bimëve./Shqiptarja.com