Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Luftoni ankthin e stresin me lulen e…

March 1, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Të gjithë ata që vuajnë nga ankthi apo stresi, tashmë mund të përdorin një kurë me bimë medicinale dhe aspak të kushtueshme.

Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, mjeku popullor, Ylli Merja tregon se lulja e basanite luan një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut.

Sipas tij, kjo bimë ka efekte në të gjithë organizmin dhe ka një përdorim shumë të gjerë.

Ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut dhe ndihmon në djegiet e tij gjithashtu.

Lulja e basanit ndihmon në shërimin e ulçerës dhe gastritit, prandaj këshillohet të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë nga individët që vuajnë nga stomaku.

 

Çfarë është lulja e basanit dhe ku mund ta gjejmë atë?

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes Hypericaceae (Guttiferae).

Në vendin tonë kjo është një bimë që rritet gjerësisht në zonat e ulëta.

Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit.

Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë. Kur është e njomë, sasia e bimës që përdoret duhet përgjysmuar, pasi përbërësit kimikë janë më të fuqishëm në bimën e njomë.

Kësaj bime i përdoren vetëm majat e lulëzuara për veti kurative. Kjo bimë rritet e gjatë deri në 50 cm, por pasi mblidhet, pritet rrënja e bimës dhe një pjesë e kërcellit që nuk përmban lule (rreth 20-30 cm të gjata) dhe thahen në hije.

Cilët janë përbërësit kimikë të kësaj bime?

Lule basani përmban shumë përbërës fitokimikë.

Ndër këta, në sasi më të mëdha gjenden derivate të floroglucinolit në sasinë 0.2-4%, flavonoide (2-4%), taninë, proantocianidina, acid klorogjenik amino acide dhe vaj esencial (0.1-0.3%).

Mund të përmendni disa prej vetive kimike të lules së basanit?

Lule basani është një bimë çudibërëse. Ka efekte në të gjithë organizmin dhe ka një përdorim shumë të gjerë. Ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut, ndihmon në djegiet e tij gjithashtu. Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulçerës dhe gastritit e prandaj këshillohet të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë nga individët që vuajnë nga stomaku. Nëse keni djegie apo kthim të ushqimit, bima ndihmon në rregullimin e funksionit të muskujve të stomakut, duke i qetësuar ato, duke sinkronizuar kështu mbylljen dhe hapjen e këtyre muskujve.

Si ndikon kjo bimë në uljen e inflamacionit të brendshëm?

Lulja e basanit ndikon në rigjenerimin e mukozave të brendshme të organeve, kështu ul inflamacionin e brendshëm. Nëse konsumoni shumë kafe gjatë ditës, e cila rrit inflamacionin e organeve të brendshme dhe rrit gjendjen e hiper aktivizimit, mund të zëvendësoni një kafe me një gotë çaj me lule basani dhe kështu e ndihmoni trupin tuaj të qetësohet dhe të vazhdojë punën normalisht.

A ka ndonjë efekt lulja e basanit në sistemin nervor?

Bima ndihmon në qetësimin e sistemit nervor. Ndikon në qetësimin e ankthit dhe stresit, ndikon direkt në sistemin nervor duke e qetësuar atë, pa shkaktuar efekte anësore. Në rast se keni probleme me pagjumësinë apo keni një situatë stresuese, e cila ju ndikon në gjumin tuaj mund të përdorni çdo natë për 30 minuta deri në 1 orë para gjumit një gotë me çaj lule basani. Kjo ndihmon në një gjumë të qetë e në largimin e gjendjeve stresuese. Bima ndikon në rregullimin e sekretimit të hormoneve nga truri, prandaj edhe ka efekte qetësuese. Kështu ndikon në rregullimin e menstruacioneve, sidomos tek femrat që kanë çrregullime hormonale dhe kanë vonesë të ciklit menstrual.

Si mund të përgatitet vaji i basanit?

Lulebasani përdoret e plotë, ose e copëtuar. Mund të përdoret si çaj, ose mund të përdoret vaji i bimës. Doza ditore për të rriturit është 2-4 gramë material bimor. Zakonisht, 1 lugë çaji në një gotë me ujë. Rekomandohet 1-2 gota në ditë para ushqimit. Për të përgatitur vaj basani veprojmë kështu: merret lulja e basanit e njomë, priten me gërshërë vetëm lulet e bimës dhe hidhen në një enë qelqi, mbulohen komplet lulet me vaj ulliri dhe lihet përzierja në diell për 45 ditë. Pas 45 ditësh kullohet vaji dhe ruhet në errësirë. Nga ky vaj konsumohet 1 lugë gjelle në mëngjes çdo ditë përpara ushqimit. Vaji i lule basanit mund të përgatitet edhe me lulen e thatë të bimës, mjafton që përpara se ta futni në vaj lulet e bimës duhet të futen në ujë të valuar përpara për 2-3 minuta. Pastaj lihet të kullojë pak uji dhe futen menjëherë në vaj ulliri.

A gjen përdorim të jashtëm kjo bimë?

Vaji i lules së basanit përdoret edhe për përdorim të jashtëm. Përdoret në trajtimin e plagëve, djegieve dhe pezmatimeve të lëkurës. Vaji i lules së basanit është shumë i fuqishëm në mbylljen e plagëve, ndihmon në rigjenerimin e qelizave të mukozave të brendshme. Përdoret në kremra rigjenerues për plagë si dhe për rigjenerimin e kurimin e hemoroideve në fund të zorrës së trashë. Është ushqyes e rigjenerues i zorrës së trashë. Kremi kundër hemoroideve arrin të hyjë në thellësi të zorrës, pasi përthithet shumë shpejt nga zorra e trashë. Ky krem e ushqen, lubrifikon dhe mbyll plagët e brendshme në zorrë.

Ku duhet të tregohet kujdes gjatë përdorimit të vajit të basanit?

Siç theksova, vaji i lule basanit përdoret për lyerje të lëkurës, por lëkura e lyer nuk duhet të ekspozohet në dritën intensive të diellit. Pasi ndikon në formimin e njollave kafe në trup, nëse ekspozoheni në diell me vajin në lëkurë.

Ankthi Depresioni Stresi Ylli Merja
Previous ArticleSi të kuroni mykun me bimë mjekësore? Ylli Merja: Bimët më të fuqishme mjekësore antimykotike që mund të…
Next Article Ylli Merja: Si të kuroni diabetin me çajin bimor, efektet e mrekullueshme
Të Fundit

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mb*tet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë!

June 11, 2025

Ngjarje tragjike! Gjendet pa shenja jete fëmija 6 vjecar në breg të lumit Shkumbin! Dalin detajet

June 11, 2025

Cfare e beri te pendohet? G-Bani fshine për deklaratën e forte që bëri ndaj Alketa Vejsiut?

June 11, 2025
ShowBizi

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

FOTO/ Tragjedia me 10 të vd*kur! Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vr*rë nga sulmi në shkollën në Austri

June 10, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025
Horoskopi

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025
Këshilla Shëndeti

Si të kuroni dhimbjet e kokës me bimë mjekësore? Ylli Merja tregon kuren: Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni…

February 5, 2025

Ylli Merja tregon receten çudibërëse për trajtimin e majasëllit: Kjo është një sëmundje mjaft e…

March 13, 2025

Ylli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…

February 15, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.