Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media
Home » Ylli Merja: Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën dhe…

Ylli Merja: Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën dhe…

December 17, 2024 Këshilla Shëndeti adminBy admin

Specialist i bimëve mjekësore, Ylli Merja, foli sot në Report Tv për kujdesin që duhet të tregojnë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës në stinën e verës.

Sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja kemi disa problematika në sëmundjet e zemrës si:

Prishja e funksionit të zemrës si pompë, hipertensioni dhe hipotensioni – humbja e elasticitetit të arterieve dhe venave

· Arterioskleroza – veshja nga brenda e mureve të arterieve me pllakëza yndyrore

· Aritmia – prishet ritmi i punës së zemrës; takikardi, puls i lartë mbi 100 rrahje në minutë; bradikardi – puls i ulët nën 55 rrahje në minutë

· Kardiomiopatia – ngushtimi dhe forcimi i musklaturës së zemrës nga teprica e hekurit, ndikimi i duhanit, etj

· Infarkti i miokardit – bllokohen arteriet që ushqejnë muskulin e zemrës me gjak (trompoza, embolia)

· Insufiçienca kardiale – stadi i fundit i sëmundjeve të zemrës, njeriu bëhet invalid

Simptomat kryesore të problemeve kardiake mund të jenë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo shpine midis shpatullave, vështirësi në ecje, dhimbje kur qëndrojmë, lodhje e vazhdueshme e pazakontë, nxirje buze, shtrëngim në kraharor, mpirje dhe zbardhje në pëllëmbën e dorës së majtë, pandjeshmëri e duarve dhe këmbëve, marramendje, nauze, humje oreksi.

Shkaktarët nxitës të sëmundjeve të zemrës, shprehet Merja – ndodhen pikërisht në tryezën tonë, pasi: konsumi i produkteve shtazore me tepricë rrit kolesterolin, toksinat bakteriale që ndodhen tek mishi dhe ushqimet e përpunuara ngurtësojnë muret e zemrës dhe arterieve, niveli i lartë i sheqerit në gjak lodh zemrën, pirja e duhanit trash gjakun e ngurtëson arteriet, mos tretja e mirë e ushqimeve, kapsllëku. Gjithashtu ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë atak kardiak, shprehet Merja. Ndërsa ndjenjat e forta shkaktojnë rritje të pulsit të zemrës. Për të mbajtur në kontroll të gjitha problematikat e zemrës, Ylli Merja rekomandon:

· Konsumoni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër
· Pini 1 gotë limoni në ditë
· Hidhni në gjellë 1-2 lugë gjelle uthull molle
· Pini 3×1 gotë në ditë çaj Kolestomer
· Konsumoni një mëngjes me 3 lugë musli, 1 lugë boronicë dhe 1 lugë kafe me vjeshtull bredhi
· Përdorini 1-2 vezë në javë, salmon dhe sardele 2-3 herë në javë, mish 1 herë në javë
· Pini ekstrakt murrizi 2 x 25 ml në ditë

Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën:

· Hudhra, qepa, limoni (ulin LDL)
· Kumbullat përmbajnë kalium, ushqejnë muskulin e zemrës
· Domatet, përmbajnë likopen, luteinë, beta karoten të cilat ushqejnë muskulin e zemrës
· Lakrat e kuqe dhe të bardha luftojnë kolestrelin e keq dhe shëndoshin zemrën
· Frutat e thata si arra, bajamja, etj ulin kolesterolin
· Vera e kuqe përmban flavonoide shumë të dobishme për zemrën (200 ml në ditë)
· Tërshëra, soja, patatet ulin tensionin e lartë të gjakut
· Çikorja, rradhiqja, lëpjeta, ulin tensionin
· Murrizi lule dhe frut lufton arteriosklerozën
· Çaji i gjelbër hollon muret e zemrës
· Gjethet e ullirit, molla e egër ulin kolesterolin
· Gjethet e luizës si limon ulin tensionin
· Argjinarja përmirëson funksionin e mëlçisë
· Likopsi shmang aritminë, ul takikardinë
· Bari i bletës lufton ankthin, stresin si dhe atakun kardiak

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Ylli Merja Zemra
Previous ArticleGjendet lehtësisht në Malësinë e Madhe, Ylli Merja tregon bimën kurative që ju shpëton nga infeksionet urinare
Next Article Mjeku popullor Ylli Merja ka një paralajmërim për prindërit: Dëmi i madh që po u bëni fëmijëve
Të Fundit

Nuk ka qetësi! Sërish lëkundje tërmeti në vendin tonë, ja sa ishte magnituda

June 27, 2025

‘Më la fëmijën pa baba….’ Mes lotësh dhe dhimbjes, flet bashkëshortja e të riut që u vr* ne Itali ‘E v*rrosen si kafshe…’

June 26, 2025

Bëni mirë të mos dilni jashtë! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

June 26, 2025
ShowBizi

Sara nuk e uroi DJ PM per ditelindje/ A është ndarë çifti i njohur? Komenti i Einxhel Shkirës i nxjerr zbuluar!

June 26, 2025

Liami tha se Egla Ceno perdorte telefon brenda dhomes se rrefimit, vjen menjehere pergjigja e aktores: Dëgjova që…

June 26, 2025

Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

June 26, 2025
Horoskopi

Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

June 26, 2025

Bashkëshorti ju tradhëton! Kjo shenjë e ZBULON sot! Yjet trazojnë zemrat tuaja

June 26, 2025

Mundësi të arta vetëm për ju! 3 shenjat më fatlume të horoskopit për javën e fundit të qershorit! Ja ku duhet të tregoni kujdes

June 26, 2025
Këshilla Shëndeti

Si të eliminoni dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Ylli Merja jep kuren me hither: Nëse jeni duke përdorur…

March 1, 2025

Ylli Merja: Si të kuroni osteoporozën me bimë medicinale/ Një person mund të vuajë nga…

January 30, 2025

Ylli Merja: Infeksionet në veshka, si t’i kuroni me dëllinjën e zezë: Përdoret 1 lugë gjelle me…

March 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.