Ylli Merja prezanton ‘ëngjëllin mbrojtës’ të diabetikëve, mund ta rrisni atë në shtëpinë tuaj

0

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve Ylli Merja solli disa këshilla të vlefshme për të prekurit nga diabeti.

Sëmundja e diabetit është kthyer në sëmundjet më të përhapura të viteve të fundit, e cila po prek çdo moshë.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve Ylli Merja solli disa këshilla për të prekurit nga diabeti.

E rëndësishme është fillimisht, të kuptojmë nëse vuajmë nga kjo sëmundje. Sipas tij, këto janë simptomat kryesore të diabetit:

– Tharje goje, etje e shtuar për ujë

– Urinim i shpeshtë sidomos natën

– Oreks i shtuar dhe rënie në peshë

– Turbullim i shikimit

– Vulvovaginit prurit ( kruarje në organin gjenital)

– Ndezje këmbësh ( neuropati diabetike)

– Plagë që mbyllen me vështirësi

– Asimptomatik

Por cilët janë shkaktarët kryesorë përpos faktorëve gjenetikë, që shumë persona sot po vuajnë nga diabeti. Mjeku popullor Ylli Merja renditi këto shkaqe:

Infeksioni akut i pankreasit, konsumi i shpeshtë i ushqimeve që përmbajnë sheqer si fruta, bostan etj, konsumi i pijeve energjike pa kriter, trashëgimia, medikamentet e shumta ose sëmundjet kancerogjene të pankreasit.

Nga Fëmijët deri tëk të rrituri, sipas specialistit Ylli Merja këto duhet të jenë normat e glicemisë për secilën kategori:

Fëmijë deri në 6 vjeç norma e glicemisë 80- 180 mg/dl

Natën në gjumë deri 200 mg/dl

Adoleshentët norma 90- 150 mg/dl

Natën në gjumë deri 150 mg/dl

Të rriturit norma 110- 180 mg/dl

Natën në gjumë deri 140 mg/ dl

Por si mund ta kurojmë diabetin në kushte shtëpie përmes bimëve medicinale?

Bima që ju përmendet është një bimë aziatike, kërkon klima të ngrohta, por që para disa vitesh u soll në Shqipëri si një bimë që fermerët shqiptarë do ta prodhonini dhe do ta dërgonin jashtë. Por prodhimi I mbeti stok, një pjesë e mirë e tyre u lidhën me mua për të më pyetur për këtë bimë. Unë I futa studimit, bëhej fjalë për një pjepër të hidhur ‘Bitter Melon’’ . Ajo në brendësi të saj përmban disa vitamina shumë të mira për qetësimin nervor. Përmban folate e cila është një vitamin që stimulon veprimtarinë e sistemit nervor, e ushqen, I jep vitalitet, e bën trurin të përballojë sëmundje të ndryshme. Kështu që ndihmon dhe në diabet, mund të ruhet në frigorifer dhe të përdoret 2-3 gr” tregon Ylli Merja, për bimën e ‘Bitter Melon’’ që ndryshe e quan si ëngjëll mbrojtës dhe mund ta kultivojë çdo njeri në shtëpi, për të kuruar diabetin./Shqiptarja.com

×