Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Problemet me stomakun, si t’i kuroni me gjethet e më…

March 1, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Jo pak persona kanë probleme me tretjen e ushqimit, e shpeshherë pësojnë fortësim dhe fryrje të barkut; si dhe kanë gurgullimë gazrash.

Në këto raste kemi të bëjmë me dispepsi ose vështirësi në tretje të ushqimit.

Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si shkaqet stresuese, psikologjike, dietat ushqimore, ndryshimet fiziologjike të mëlçisë, mbingopja etj.

Nëse kjo dispepsi zgjat më tepër se 1 deri 2 ditë, duhet vepruar për të ndërhyrë sa më parë për normalizimin e tretjes.

Korrigjimi i këtij problemi funksional do të lidhet me faktin sesa ne do të analizojmë: Çfarë kemi ngrënë, çfarë kemi pirë, sa e kemi lehtësuar tretjen me regjimin e te ushqyerit dhe dietën ditore.

Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet dieta ushqimore dhe për ta shpejtuar normalitetin duhet të përdorim disa nxitës për tretjen.

Tek fëmijët e moshave 0 deri 1 vjeç me shumë sukses mund të përdorni çajin e mendrës së butë dhe kamomilit. Fëmija 0-1 vjeç mund të pijë gjatë ditës disa herë nga 1-2 lugë supe. Ndërsa fëmijët 1-5 vjeç pinë 2-3 filxhanë çaji në ditë.

 

Duke përvëluar në 1 gotë ujë 1 lugë gjelle mendër dhe gjysmë luge kamomil, ne lehtësojmë tretjen dhe luftojmë ngërçin e barkut të fëmijëve.

Ky çaj ka veprim karminativ dhe nervoz. Ndërsa te të rriturit krahas dietave, japin rezultate pozitive edhe çajrat aromatike me veprim karminativ, anti-inflamator nervine.

Pra, përgatitja e një çaji bimor me rigon, mendër, borzilok, kamomil, geutian ose valeriane, normalizon shumë shpejt tretjen dhe jashtëqitjen.

Çaji më i mirë është ai që përgatitet nga përzierja bimore si më poshtë: Në 2 gota ujë ziejmë për 1 minutë, 1 lugë gjelle mendër, gjysmë lugë gjelle rigon, gjysmë luge gjelle kamomil si dhe gjysmë luge gjele borzilok.

Çaji kullohet pas 10 minutash e nga ky çaj fëmija pi 1-2 filxhanë kafe në ditë, ndërsa të rriturit 2 filxhanë çaji në ditë.

Djegiet në stomak

Kur në stomak kemi një prishje të pH-it; shkaktuar nga përdorimi i tepruar i alkoolit, duhanit, barnave, rritjes së inflamacionit bakterial nga Helicobacter pylori; atëherë në stomak nuk vepron negativisht vetëm një element keqbërës, por njëherësh disa. Atëherë edhe efektet negative në muret e stomakut do të jenë më të mëdha. Në këto raste skuqja e mureve të stomakut nga brenda si dhe gërryerja e tyre shoqërohet shpesh me dhimbje të forta një ose dy orë pas buke.

Por shoqërohet edhe me gromësima që nxjerrin një gaz të tharët në grykë, një avull që shpesh shkakton kollë, ngjirje zëri etj. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ulcerë në stomak që formohet kur kemi një dëmtim të mukozës së brendshme të stomakut. Në rastet e ulcerave dhimbjet janë shpuese dhe djegin e madje edhe zgjatin. Shumica e ulcerave shkaktohen nga infeksionet bakteriale dhe bakteri që shkakton ulcerë quhet Helicobacter pylori. Ulcerat e tjera mund të shkaktohen nga përdorimi i aspirinës ose i barnave të tjera. Nëse lihen pa u mjekuar ulcerat bëhen problem shqetësues për shëndetin ose degjenerojnë në sëmundje edhe më të rënda.

Në këto raste rekomandohet përdorimi i çajit me gjethet e mëllagës (Malvia silvestris), e cila minimizon shumë efektin ulcera të bakterit Mucilagjet që ndodhet në gjethet e mëllagës e kryejnë një rol shumë të mirë mbrojtjeje tek muret e stomakut, në gojë apo në mukozën e përdorimi i 2-3 gotave çaji të përftuar nga zierja 1-2 minuta e 3 gotave të çajit me 3 lugë gjelle mëllagë jep rezultate të mira në efektin mbrojtës të sistemit të tretjes, mushkërive etj. Ndërkohë edhe përdorimi i gjethes së arrës dhe petave të brendshme në këtë frut, bëjnë që të kurohen me shumë sukses ato kruajtjet e brendshme të mureve të stomakut.

Ndërsa përdorimi i një të bardhe veze në mëngjes esëll me qumësht bën që të amortizohen plotësisht përplasjet e ushqimit me muret e stomakut, pra frenojnë efektin gërryes të ushqimit brenda mureve të tij.

Për të patur të sigurt shërimin e ulcerës është mirë të përdorim një kurë komplekse me vajra bimore dhe esenciale, propolis blete dhe një mikser çajrash. Bimët që këshillohen për problemet e stomakut janë gingeri; turmeric( antiinflamatore e fuqishme), gjembgomari (rregullon sasinë e enzimave që prodhohen nga tëmthi e mëlçia). Por këshillojmë të sëmurët të përdorin edhe shelgun (Ulmus Rubra), pasi përmban mucilagje, që veshin ezofagun e stomakun. Ndërkohë edhe ananasi përmban enzima tretëse, që largojnë djegien e zemrës dhe fryrjen e zorrëve.

Vaji i susamit

Vaji i susamit forcon organizmin, ju ndihmon të ndiheni më të fuqishëm, sidomos nëse keni tension të ulët dhe dobësi trupore. Vaji dhe farat e susamit të shtypura duhen konsumuar para ushqimit, në këtë mënyrë ato veshin mukozën e brendshme të stomakut dhe forcojnë sistemin nervor të tij. Këshillohet të përdoret në rast se vuani nga gastriti, djegia e stomakut, apo ulcera. Gjithashtu, ky vaj ndalon të vjellat dhe rregullon pH e stomakut, prandaj largon djegien e stomakut si dhe detoksifikon organizmin dhe eliminon toksinat në gojë dhe komplet aparatin tretës, kështu mund të përdoret edhe kundër erës së keqe në gojë. Mund ta përzieni me vaj kokosi për t’i dhënë aromë më të këndshme. Ndërkaq vaji i susamit ushqen lëkurën, e zbut dhe hidraton, në të njëjtën kohë parandalon rrudhat e ndihmon në rigjenerimin e djegieve. Këshillohet të përdoret pas plazhit i përzier me vaj kokosi në djegiet e lëkurës nga dielli si dhe në rigjenerimin e plotë të saj.

Vaji i susamit ushqen edhe lëkurën e kokës dhe ndalon rënien e flokëve, kështu që rekomandohet të hidhet në shampo sidomos nga personat që vuajnë nga psoriasis ose dermatiti. Edhe personat që vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë këtë vaj pasi susami ul sheqerin në gjak.

Stomaku Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Si të kuroni diabetin me çajin bimor, efektet e mrekullueshme
Next Article Si të kuroni sinusitin nëpërmjet mjekësisë alternative/ Ylli Merja ju jep zgjidhjen: Si fillim për të ndihmuar në pastrimin e sinuseve përdoret ku…
Të Fundit

BBVA i dha shtëpi para gjithë shqiptarëve, Arjola Demiri tregon se cfarë ndodhi me banesën e ‘premtuar’!

June 11, 2025

Cfarë ndodhi me Erion Isain dhe bashkëshorten e tij pas 14 vitesh martesë? Zbulohet arsyeja e ndarjes

June 11, 2025

Nën akuzë për pengim të drejtësisë, ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës për imamin Ahmet Kalaja!

June 11, 2025
ShowBizi

“Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet perseri për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

June 11, 2025

Anaid Kaloti shpërtheu ndaj Gjestit, i përmendi dhe babain,ky eshte reagimi i këngëtarit

June 11, 2025

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

June 11, 2025
Horoskopi

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

June 11, 2025

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

‘Një debat i fortë dhe i tensionuar…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret në orët e pasdites!

June 11, 2025
Këshilla Shëndeti

Simptomat e heshtura që tregojnë problemet në veshka tek fëmijët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja me…

January 23, 2025

Ylli Merja: Efektet kurative të ‘bimës së trurit’: Mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në…

February 23, 2025

Specialisti Ylli Merja: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja recetat më efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.